Basketboll

TOP-5 EKIPET ME REKORD TË KËRCIMEVE NË NJË NDESHJE SIVJET [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është rekordmene edhe sa i përket numrit të kërcimeve brenda një ndeshjeje pasi ka blinduar dy pozitat e para të kësaj statistike. Kaltër e bardhë në duelin e 4 dhjetorit të vitit të kaluar kërcyen plotë 72 herë kundër Lipjanit ndërsa më 26 tetor në duel me rivalin e përjetshëm Trepçën, patën 63 kërcime. Në pozitën e tretë është Lipjani me 62 kërcime të realizuara ndaj Ponte Prizrenit, me 25 janar dhe në pozitën e katërt është pikërisht Ponte që bëri 62 kërcime kundër rivalit lokal Bashkimit, me 4 dhjetor 2019. Top-5shën e përmbyll Rahoveci me 62 topa të kapur ndaj Feronikelit më 16 nëntor të vitit të kaluar.

EKIPI ME REKORD TË KËRCIMEVE NË NJË NDESHJE

SIGAL PRISHTINA MBANË REKORDIN ME 72 TOPA TË KAPUR
1. SIGAL PRISHTINA 72 KRC
2. SIGAL PRISHTINA 63 KRC
3. LIPJANI 62 KRC
4. PONTE PRIZRENI 62 KRC
5. RAHOVECI 62 KRC

Komentet janë të mbyllura.