Basketboll

KJO ËSHTË PESËSHJA MË E MIRË E STINORIT – SIPAS PETRIT ZEQIRIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër përfundimit të stinorit në Superligën e Kosovës, ueb-sajti ekskluziv dhe i vetëm i basketbollit në mbarë shqiptarinë, AsistiOnline.com do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar dhe në rrjedha me gjithçka që ndodhë në basketbollin vendorë dhe të huaj.
 
Në vazhdën e përzgjedhjeve për më të mirët e stinorit që lamë pas në Superligën e Kosovës në Basketboll, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe me trajnerët e skuadrave kosovare sivjet, duke sjellur ekskluzivisht opinionet e tyre për pesëshet më të mira të stinorit, sipas mendimeve personale të tyre.
 
E vazhdojmë me trajnerin që sivjet drejtoi Feronikelin, Petrit Zeqiri. Ai ka përzgjedhur këtë pesëshe si më të mirën për sivjet në elitën kosovare të basketbollit:
 
Valon Bunjaku (Golden Eagle Ylli)
Dardan Berisha (Peja)
Henrik Shirko (Peja)
Drilon Hajrizi (Peja)
Fahro Alihoxhiq (Sigal Prishtina). /AsistiOnline

Komentet janë të mbyllura.