Basketboll

PESËSHJA MË E MIRË E STINORIT – JA PËRZGJEDHJA E ILLMEN BAJRËS SË BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër përfundimit të stinorit në Superligën e Kosovës, ueb-sajti ekskluziv dhe i vetëm i basketbollit në mbarë shqiptarinë, AsistiOnline.com do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar dhe në rrjedha me gjithçka që ndodhë në basketbollin vendorë dhe të huaj.

Në vazhdën e përzgjedhjeve për më të mirët e stinorit që lamë pas në Superligën e Kosovës në Basketboll, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe me trajnerët e skuadrave kosovare sivjet, duke sjellur ekskluzivisht opinionet e tyre për pesëshet më të mira të stinorit, sipas mendimeve personale të tyre.

E vazhdojmë me trajnerin më të ri në moshë në Superligën e Kosovës dhe shumë perspektivë, që sivjet drejtoi Bashkimin e Prizrenit, Illmen Bajra i cili u prononcua për AsistinOnline. Ai ka përzgjedhur këtë pesëshe, si më të mirën për sivjet në elitën kosovare të basketbollit:

Valon Bunjaku (Ylli)

Dardan Berisha (Peja)

Drilon Hajrizi (Peja)

Terik Bridgeman (Bashkimi)

Urim Zenelaj (Prizreni). /AsistiOnline

Komentet janë të mbyllura.