VLLAZNIA PRO APO KUNDËR – LIGËS MBARËKOMBËTARE: FLET SEKRETARI I KLUBIT SHKODRAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e një lige mbarë-kombëtare shqiptare, po shihet si shumë pozitive edhe nga klubet e të dyja shteteve.
AsistiOnline.com që për disa ditë me radhë po merret me këtë çështje, ka kontaktuar edhe me drejtuesit e klubeve nga Shqipëria dhe një nga ta, është edhe sekretari i përgjithshëm i klubit, ”Vllaznia” nga Shkodra, Blendi Dibra i cili u shpreh pozitivisht në lidhje me krijimin e një lige të tillë.
”Ne kemi marrë pjesë në Ballkan Ligë një kompeticion i cili ka shpenzime të konsiderushme, por në fakt peshën kryesore e kanë mbajtur ekipe nga Kosova dhe Shqipëria. Prandaj është krejtësisht e arsyeshme dhe e logjikshme që të ketë një dakortësim ndërmjet federatave për të krijuar ligën mbarëshqiptare” tha fillimisht, Dibra.
Tutje sekretari i klubit shkodran theksoi se situata me Pandeminë e ka vështirësuar jetësimin e kësaj ideje,
”Situata e Pandemisë Globale e ka vënë basketbollin në një pozitë mjaft të vështirë, duke i qëndruar larg parketit dhe sigurisht edhe konkretizimi i këtij bashkëpunimi do të ketë vështirësi për ta kthyer në realitet këtë ide në mënyrë të shpejtë”.
Vllaznia e Shkodrës është njëra ndër klubet më të respektueshme në Shqipëri dhe me shumë gjasa mund të jetë e kësaj lige që mund të realizohet në stinorin e ardhshëm.
Komentet janë të mbyllura.