Basketboll

LAJMI PËR LIGËN E PËRBASHKËT SHQIPTARE, ALARMON PRESIDENTIN E ZVEZDËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e ligës mbarë-kombëtare të basketbollit në ditët e fundit, ka shkuar edhe në veshët e njerëzve në Serbi.
 
Lajmi se shqiptarët do të krijojnë ligë të basketbollit, nuk po ju pëlqen fare komunitetit të basketbollit në Serbi, konkretisht kryetarit të klubit më të famshëm serb, Nebojsha Çoviç i cili me të marrë informacionet ka reaguar për këtë çështje, raporton AsistiOnline.com
 
Në një prononcim për të përditshmen serbe, ”Veçenje Novosti” i pari i Zvezdës tha se shqiptarët me këtë ide po ”provokojnë qëllimshëm”.
 
Shqiptarët po provokojnë qëllimshëm, Ajo që ata kanë shpikur tani një ligë me ekipe shqiptare dhe nuk mund të jetë në asnjë rast një rast sikurse, ABA Liga. As nuk do të jenë në gjendje të shkojnë në Ligën ABA nga atje”.
 
Çoviç tutje vazhdoi të parit e ëndrrave me sy hapur me shprehjen e famshme se, ”Kosova dhe Metohija” mund të luajnë në ABA Ligë, vetëm përmes ligës serbe, sepse sipas tij ”Kosova dhe Metohija janë pjesë e Serbisë” nën mbikëqyrjen e Komunitetit Ndërkombëtar.
 
Të kujtojmë se Çoviç është edhe anëtar i bordit të ABA Ligës dhe sa herë që ka pasur kërkesa nga klubet kosovare për të luajtur atje, ky i fundit ka dalur kundër edhe publikisht, qoftë edhe me tërheqje të Zvezdës nga gara në fjalë. /AsistiOnline

Komentet janë të mbyllura.