RIFATI: IDE E MIRË, POR “TURBINA” E ZHVILLIMIT DUHET TË JETË SUPERLIGA JONË
Prishtinë(AsistiOnline) – Idenë për krijimin e ligës mbarë-kombëtare shqiptare e ka komentuar edhe trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati.
Në një prononcim dhënë AsistitOnline, Rifati tha se kjo ide është e mirë, për faktin se bashkon dy shtete shqiptare me basketboll, por që sipas tij vëmendjen kryesore të dyja shtetet duhet ta kenë në ligat e tyre të veta.
”Çdo ligë paralele kualitative kuptohet, ka rëndësinë e vet, por nga fillimi kam deklaruar që kjo ligë është e lehtë të krijohet në letër, por zbatimi është i vështirë duke pasur parasysh pandeminë e cila sektorin ekonomik e ka dopësuar dhe kjo do reflektohet në dopësim edhe të bugjeteve të klubit. Unë mendoj që si vjet kjo vështirë do realizohet, sepse siç e ceka më lartë problemet ekonomike do e dopësojnë basketbollin jo vetëm në regjion por në gjithë globin.
Sivjet mendoj se do ishte vetëm ligë formale duke u bazuar në arsyet e lartëcekura, une bëj thirrje që Federata e Basketbollit të Kosovës të koncentrohet në turbinën kryesore që është Superliga jonë, me një ligë të fuqishme sivjet do i thejmë shume barriera pas pandemisë, ku tani gjithë e dimë që FIBA ka anuluar gjitha ligat deri Shtator, Franca deri në tetor dhe ne s’kemi standard për liga paralele”, tha Rifati.
Komentet janë të mbyllura.