KOMENTI I ARTI HAJDARIT TË PEJËS, PËR LIGËN MBARË-KOMBËTARE SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – KriJimin eventual të ligës së përbashkët me Shqipërinë e ka komentuar edhe basketbollisti i Pejës, Arti Hajdari.
Hajdari në një prononcim për AsistiOnline.com, ka thënë se krijimi i kësaj lige do të sillte eksperiencë të madhe, si për Federatat ashtu edhe për klubet dhe lojtarët e të dyja shteteve.
”Po, sigurisht që më pëlqen ideja e krijimit të një lige të përbashkët. Besoj që kjo ligë do te ishte një eksperiencë e mirë si për Federatat ashtu dhe për klubet e lojtarët.
E dimë që nuk është e lehtë, por me punë dhe vullnet të mirë, besoj që mund të realizohet ky projekt. Mendoj që këtë ligë do të mund të shfrytëzonim për zhvillimin e lojtarëve tanë, qoftë nga Kosova, Shqipëria ose Maqedonia, ku këtë do ta arrinim duke e kufizuar numrin e lojtarëve të huaj. Në këtë mënyrë do t’iu jepej mundësia lojtarëve tanë që ta ngrisin nivelin dhe të bëjnë një kapërcim në kualitet i cili do të ju mundësonte të bëhen bartës të lojës në ekipet e tyre.
Sa i përket pyetjes se a do te këte sukses, mendoj që nëse koncentrimi i ekipeve dhe i këtij projekti do të jetë në zhvillim të basketbollit vendorë, ku rolin kryesor do ta kenë lojtarët shqiptarë, dhe përveç kësaj do të ju jepej mundësia që të zhvillohen lojtarët e rinjë perspektivë, do të mund të flisnim për sukses të kësaj lige. Përndryshe, nuk e shoh arsyjen e krijimit të një lige mbarëkombëtare, ku të huajt do të jenë ata të cilët do të kenë minutazhën dhe barrën kryesore nëpër ekipet tona”, tha Hajdari.
Komentet janë të mbyllura.