”Kjo ide duket shumë e mirë dhe e mirëpritur nga një pjesë e adhuruesëve të basketbollit. Pasi shumë njerëz dëshirojnë diçka më ndryshe në basketbollin tonë. Pasi siç dihet edhe shikueshmëria ka rënë pak, kjo mund të jetë një mundësi për të ringjallur më shumë interesim, sepse p.sh ndeshjet në kryeqytet për shikuesit tani janë interesante vetëm ato të FIBA Europe Cup, ndeshjet vendore e kanë humbur interesimin kjo ju shkon përshtati më shumë ekipeve poshtë në tabelë që të marrin përvoja të ndryshme. Ka mundësi të bëhet këtë vit, por gjërat kanë ngec në të gjitha drejtimet edhe shkaku i Pandemisë, por këtë vit a po tjetrin besoj që po. sukses për plotë njerëz janë garat në Evropë, nuk e di si do mirëpritet kjo, por një eksperiencë e re që mund të shërbej për të mirë në të ardhmen”, tha Rugova.