Basketboll

BUDUQNOSTI KA VAZHDUAR KONTRATAT ME DY LOJTARËT PERSPEKTIVË E SKUADRËS

Prishtinë – AsistiOnline.com -Nënkampioni aktual i ABA Ligës Buduqnosti ka vazhduar kontratat me dy yjet e skuadrës Nikola Ivanoviç dhe Alexa Iliç, shkruan Asistionline.com.

Ivanoviç dhe Iliç janë në skadencë të kontratës aktuale me Buduqnostin në fund në fund të muajit qershor.

Ivanoviç do të jetë pjesë e skuadrës malazeze deri në verën e vitit 2021 ndërsa Iliç deri në qershor të 2022-tës.

Kujtojmë që Buduqnosti e ka siguruar fazën e Play Off-it në ABA Ligë duke u renditur në pozitën e dytë në renditjen tabelare një xhiro para fillimit të fazës finale të garës e cila pritet të rifillojë aty ky ka mbetur për shkak të pandemisë Covid 19./AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.