Basketboll

EKSKLUZIVE: FBK TË PREMTËN MERRË DY VENDIME SHUMË TË RËNDËSISHME

Prishtinën (AsistiOnline.com) – Pas anulimit të garave në Superligën e Meshkujve dhe Superligën e Femrave, FBK gjatë ditës së sotme anuloi edhe garat në të gjitha kategoritë seniore, shkruan AsistiOnline.com.

AsistOnline.com vetëm pak çaste më herët kontaktoi Sekretarën e FBK-së, Elvira Dushkun në lidhje me dy qeshtje tejet të rëndësishme për sezonin e ardhshëm të cilat lidhen me fatin e Vllaznimit si lider i Ligës së Parë dhe numrin e skuadrave në që do të jenë pjesëmarrëse në Elitën e Basketbollit kosovar në edicionin 2020/2021.

Sekretaria Dushku shkurt dhe ekskluzivisht për AsistiOnline.com tha se për keto dy tema do të vendoset ditën e premte pas mbledhjes së sërishme të Bordit të FBK-së. /AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.