BIBL KONFIRMON MUAJIN E ”FINAL FOUR”-IT TË SHTYER QË MBAHET NË PEJË
Prishtinë(AsistiOnline.com) – Nëpërmjes faqes zyrtare të saj, Liga Ballkanike ka konfirmuar se ”FINAL FOURI i shtyer, për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet gjatë këtij viti.
Në njoftimin zyrtar të BIBL, shkruan se Final Fouri i shtyer i caktuar në prill, do të mbahet në fillim të edicionit të ri, konkretisht gjatë muajit shtator në ”Karagaçi” të Pejës.
”Ngjarja e propozuar më parë Final Four 2020 në Pejë, që është anuluar për shkak të pandemisë COVID-19 mbetet e planifikuar për Shtator me vendin Peja, Kosovë. Datat e sakta do të konsiderohen sipas kalendarit të FIBA Europe dhe do të kordinohen me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe klubin e Pejës”, thuhet në komunikatën e BIBL. Në këtë rast do ta përfundojmë sezonin 2019-20 në mënyrën më të respektueshme duke u dhënë mundësi të barabartë 4 klubeve të fitojnë sezonin BIBL sezonin 2019-20.
4 skuadrat që do të marrin pjesë në F4 janë:
1. Akademik Bultex 99- Bullgari.
2. KB Pejë – Kosovë.
3. KK Ibar – Mali i Zi.
4. KB Vllaznia – Shqipëri. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.