OBRADOVIQ UDHËTON DREJT STAMBOLLIT, PRITEN BISEDIME ME KRERËT E FENERIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri më i trofeshëm në historinë e basketbollit evropian, Zheljko Obradoviç, do të arrijë në Stamboll të hënën për të diskutuar të ardhmen e tij me menaxhmentin e Fenerbahçes për stolin e gjigantit turk, raportojnë mediat turke sot.
�
Sipas mediave turke, fati i trajnerit serb duhet të dihet nga mesi i javës që po vjen, sepse ai do të zhvillojë bisedime me pronarët e ekipit nga Stambolli. Në takim pritet që të diskutohet, për pagën e teknikut serb nëse bashkëpunimi zgjatet e që me gjasa kjo pritet të ndodhë, përcjellë AsistiOnline.com
�
Është interesante që klubi turk i ofroi Obradoviçit një aeroplan privat që do ta merrte atë nga Beogradi për në Stamboll, por që Obradoviç vendosi të vinte në Turqi me një fluturim të rregullt tregtar.
�
Obradoviç ka qenë me Fenerbahçen që nga viti 2013, dhe suksesin më të madh me të verdhët e arriti në vitin 2017, kur fitoi Euroligën.
�
Para Fenerbahçes, Obradoviç drejtoi Partizanin, Juventudin, Real Madridin, Benetton dhe Panathinaikosin. Në karrierën e tij të ndritshme, deri tani ai fitoi 41 tituj, dhe me sukses të madh drejtoi edhe ekipin kombëtar të FR Jugosllavisë. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.