Basketboll

YLLI I NBA-SË, THËRRET PËR BOJKOTIMIN E RIFILLIMIT TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, ka kundërshtuar planin e propozuar për të vazhduar sezonin e NBA-së, në një video-konferencë ku morën pjesë më shumë se 80 basketbollistë nga liga në fjalë, ai madje propozoi një bojkot për pjesën tjetër të sezonit në protestë kundër racizmit, shkruajnë mediat amerikane.

Ylli më i madh i basketbollit në botë, LeBron James, nuk mori pjesë në videokonferencën e lojtarëve të NBA-së, kështu që në mungesë të tij, fjalën kryesore e morri ish-shoku i tij i skuadrës nga Cleveland, me të cilin fitoi titullin e NBA-së në 2016.

“Unë jam kundër të shkoj në Orlando. Diçka më shqetëson… Unë jam kundër racizmit dhe jam gati të heq dorë nga gjithçka që kam për reformat shoqërore,” u citua të ketë thënë Irving për faqen e internetit ”theathletic.com’.

Videokonferenca e lojtarëve zgjati rreth dy orë, por tema kryesore nuk ishin kushtet që do të mirëpresin lojtarët në Orlando, por thirrja për reforma në shoqëri.

Sipas Bleacher Report, shumë lojtarë nuk duan ta vazhdojnë sezonin në një vend sepse “dëshirojnë më shumë liri të lëvizjes” dhe kjo në Orlando nuk ju garantohet.

Sipas planit të miratuar nga drejtuesit e ligës javën e kaluar, sezoni i NBA duhet të vazhdojë më 31 korrik në Orlando. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.