LARKIN EDHE PËR DY SEZONE TEK EFESI
Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efes dhe Shane Larkin kanë rënë dakord për një marrëveshje shtesë, dy-vjeçare.
Ylli i Anadolu Efes, Shane Larkin nënshkroi një kontratë të re dy-vjeçare me klubin nga Stambolli, sipas burimeve të mediave turke.
27-vjeçari amerikan, i cili gjithashtu mori nënshtetësinë turke këtë sezon, ka një mundësi të NBA-së për 2021 në kontratë me Efesin. Larkin do të fitojë gjithsej 7.7 milion dollarë (3.7 + 4) nga Efes në dy sezonet e ardhshme.
Larkin ishte një nga forcat kryesore prapa suksesit të fundit të Efesit dhe po kalon një periudhë historike me ekipin turk. Ai sivjet kishte mesatarisht 22.2 pikë 3.1 kërcime dhe 4.1 asistime në mbi 25 ndeshje të Euroligës këtë sezon. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.