Basketboll

PËR SA VITE ËSHTË PARAPARË ”JETËGJATËSIA” E LIGËS SË PËRBASHKËT SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga e përbashkët shqiptare e basketbollit, pritet të jetë një projekt madhor dhe shumë tërheqës për publikun në Kosovë, por edhe atë në Shqipëri.

Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu në pyetjen që ju është bërë në Sports Show në Klan Kosova, se a është paraparë që sa vite mund të zgjasë kjo ligë e përbashkët, ai u përgjigj kështu:

Ideja është 4 vjeçare për momentin, marrëveshjen të cilën e po e nënshkruajmë është 2+2, ideja është që për 4 vite së paku të kemi këtë zotim të të dyja Federatave për këtë ligë që s’do të thotë se nuk mund të ndryshojë pas 2 apo 3 vitesh dhe më tej. Ajo çfarë kemi bërë, është se kemi menduar që zotimin tonë të mos e propozojmë për 1 vit, por ta kemi për 4 vitet e ardhshme, pastaj të shohim nga aty e tutje”, tha numri një i FBK-së. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.