Basketboll

NGA STINORI I RI: VETËM 3 TË HUAJ NË ROSTERET E KLUBEVE TË SUPERLIGËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës, ka paralajmëruar marrjen edhe të një vendimi të rëndësishëm në ditët e ardhshme, që ka të bëjë me basketbollistët e huaj që luajnë në Kosovë.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka paralajmëruar se nga stinori i ri në Superligën e Kosovës, pritet ti kemi vetëm 3 lojtarë të huaj, për dallim nga deri tani sa ishin 4 sosh.

Plani është që ta heqim edhe një lojtar të huaj nga rosteri i ekipeve në Superligë, sepse i kemi pasur deri në katër, vitet e kaluara, ndërsa prej vitit të ardhshëm, do ti kemi vetëm tre. Kjo do të thotë që do ta kemi një garë më të ngushtë dhe më të nxehtë edhe brenda vendit por edhe me ekipet e shtetit shqiptarë në ligën e përbashkët. Vendimi ende nuk është marrë, por propozimi im veçse është bërë zyrtarë, pra ta heqim obligimin e luajtjes 20 minuta për lojtarin nën 20 vjet dhe ta sjellim numrin e të huajve nga katër në tre. Ideja është që të vazhdojmë të zhvillojmë djemtë tanë e jo ti lëmë që të na ikin jashtë dhe kjo besoj që do të miratohet”, theksoi i pari i FBK-së.  /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.