Basketboll

BUDUÇNOSTI KOMPLETON TRANSFERIMIN E RADHËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e njohur malazeze, Buduçnost ka kompletuar edhe transferimin e radhës, për të qenë afër kompletimit të rosterit për stinorin e ri.

Ekipi nga Podgorica ka shtuar në ekip, alo-qendrën kanadezo-nigeriane, Melvin Ejim i cili së fundi ishte pjesë e skuadrës spanjolle, Unicaja Malaga në elitën spanjolle.

Ejim, 29 vjeç, kishte mesatarisht 7.7 pikë, 3.9 kërcime dhe 1.8 asistime në mbi 10 ndeshje EuroCup me Unicajan para se të mbyllej sezoni i rregullt e ku më pas Malaga të përparojë në play off. Ai poashtu me spanjollët, pati 5.9 pikë dhe 2.9 kërcime në mbi 18 ndeshje të ligës spanjolle.

Sezoni 2019-2020 do të shënojë vitin e pestë të Ejim në EuroCup. Ai më parë ka marrë pjesë në këtë garë edhe me Virtus Roma dhe Unics Kazan, përveç Malagas. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.