Basketboll

BARÇA DHE ORIOLA RINOVOJNË KONTRATËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një vale largimesh, Barcelona tanimë ka filluar me rinovimin e kontratave me lojtarët që do ti mbajë në ekip.

Barcelona ka zgjatur kontratën me basketbollistin spanjoll, Pierre Oriola deri në vitin 2024, njoftoi klubi katalunas sot.

Oriola erdhi në Barça në verën e vitit 2017 nga València Basket, ku sapo kishte fituar Liga spanjolle. Që nga atëherë lojtari i lindur në Katalonja me Barçën ka fituar dy Copa del Rey(2018 & 2019) dhe ka arritur në dy finale të ligës spanjolle.

Kjo zgjatje kontrate do të thotë që Oriola do të jetë në ”Palau Blaugrana” për të paktën shtatë sezone rresht. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.