FENERBAHÇE ZYRTARIZON NËNSHKRIMIN E PARË TË STINORIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti turk i basketbollit evropian, Fenerbahçe ka zyrtarizuar përforcimin e parë të merkatos.
Turqit nga Stambolli kanë nënshkruajtur me qendrën kanadeze, Dyshawn Pierre i cili do të regjistrojë debutimin e tij në Euroligë me Fenerin sivjet. Fenerbahçe njoftoi se ka shtuar në ekip, Dyshawn Pierre me një marrëveshje 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 1 sezon tjetër.
Pierre filloi karrierën e tij profesionale në Gjermani me Lowen Braunschweig nga Bundesliga dhe vitin tjetër u bashkua me Dinamo Sassarin në Itali, ku kaloi tre sezonet shumë të mira.
Qendra 26-vjeçar, ka pasur mesatare prej, 12.6 pikë, 8.4 kërcime dhe 2.4 asistime për ndeshje në Ligën e Kampionëve në Basketboll me Dinamo Sassarin. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.