Basketboll

ISH-BASKETBOLLISTI I LIPJANIT, PO DYSHOHET PËR VRASJE TË RËNDË NË SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) Basketbollisti amerikan, Michael Mitchell që para dy stinorëve ishte pjesë e skuadrës kosovare, KB Lipjani, po dyshohet për një vrasje të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat amerikane, përcjellë AsistiOnline.com

 
Mitchell që tash është arrestuar nga organet e rendit në SHBA, po dyshohet se ka kryer një vrasje të rëndë, duke i’a marrë jetën një lojtari të ragbit, që në SHBA njihet si futboll amerikan.
 
22 vjeçari që po pretendohet se u vra nga ish-basketbollisti i Lipjanit, sipas familjarëve të tij ishte djalosh shumë i qetë dhe jo problematik, andaj vrasja e tij i ka habitur dhe shokuar, por që presin që drejtësia të triumfojë.
 
Të kujtojmë se 24 vjeçari, Mitchell ishte pjesë e Lipjanit, gjatë stinorit 2018/19 dhe kishte qenë tepër produktiv për klubin kosovar, për faktin se për 10 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Kosovës, kishte krijuar mesatare prej 22.7 pikë, 9.8 kërcime dhe 3.2 asiste. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.