Basketboll

MAXHUNI ENDE I PAVENDOSUR, PO SHQYRTON OFERTAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më cilësorë shqiptarë, Edon Maxhuni që së fundmi luajti tek skuadra e madhe spanjolle, Gran Canaria, ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, babai i Edonit që njëherazi është edhe ish-basketbollist i spikatur në Kosovë, Besim Maxhuni ka thënë se i biri i tij, Edoni ende nuk ka vendosur për të ardhmen edhe pse ofertat e shumta në drejtim të tij nuk mungojnë.

Edoni aktualisht është me Reprezentacionin e Finlandës, sepse i kanë ato mini-kampet e veta të cilat i organizojnë dhe aktualisht është me ta. Edoni vet është i kënaqur, po ushtron dhe po përgatitet. Janë disa oferta shumë të sigurta të cilat me menagjerin do ti shqyrtojë ato. Edhe këtë vit jemi të mendimit që Edoni duhet të fitojë më shumë eksperiencë dhe me pas ta ndjekë nivelin më të lartë”, u shpreh babai i Edonit.

Edon Maxhuni në stinorin që po e lëmë pas, kishte paraqitje shumë të mira me skuadrën B të Gran Canarias dhe me raste u ftua edhe në skuadrën e parë. Maxhuni sivjet kishte mesatare prej, 13.4 pikë, 3.3 asiste dhe 2.2 kërcime për ndeshje. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.