Basketboll

KLUBET SPANJOLLE TË INTERESUARA PËR SPAHIUN, LOJTARI ENDE NUK E DI TË ARDHMEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i famshëm me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu ende nuk e di saktësisht se ku do të luaj në stinorin e ardhshëm, shkruan AsistiOnline.com

Në një bisedë ekskluzive për AsistiOnline.com, vëllau i Kenanit që njëherazi është edhe agjent i lojtarit, Kemal Spahiu tha se Kenani ka marrëveshje me Betisin edhe për një stinor, porse ekziston si opsion edhe largimi, duke parë që disa klube nga Spanja janë shprehur vërtetë të interesuara për Kenanin.

Kenani ka kontratë me Betisin edhe për një vit, por kemi edhe opsionin e largimit. Janë dy – tre ekipe të Ligës së Spanjës të cilat janë në kontakte me ne dhe ne jemi duke i shqyrtuar ato, andaj të presim dhe të shohim. Besoj që këtë javë, ma merr mendja që gjithçka do të sqarohet sa i përket të ardhmes së Kenanit”, tha Spahiu.

Kenan Spahiu në stinorin që po lëmë pas, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë COVID-19, kishte mesatare prej 7.3 pikë, 3.5 asiste dhe 2.3 kërcime për ndeshje në kampionatin spanjollë.

Kenan Spahiu karrierën profesioniste e nisi më 2010 në Tofas, pastaj luajti për Fenerbahçen(edhe në Euroligë), Darussafakan, Karsiyaka, Beshiktash dhe tash së fundmi në Spanjë për Betisin.      /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.