EFESI VAZHDON KONTRATËN ME NJË NGA LOJTARËT KRYESORË TË EKIPIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kroat, Krunoslav Simon do të qëndrojë me Efesin të paktën deri në vitin 2022.
Skuadra e madhe turke, Anadolu Efes njoftoi sot se ekipi ri-nënshkroi me shuterin e skuadrës, Krunoslav Simon edhe për 1 vit +1 vit mundësi vazhdimi. Kontrata e mëparshme e lojtarit kroat me skuadrën ishte caktuar të skadojë në 2021.
Simon është pjesë e Efesit që nga viti 2017. Në stinorin e fundit, ai kishte mesatarisht 8.9 pikë (gjuajtje 44 përqind në 84 përpjekje për 3 pikë), 3.9 kërcime dhe 2.9 asistime në mbi 27 ndeshje në Euroligë, ndërsa poashtu shënoi 11.5 pikë, 3.3 kërcime dhe 2.9 asistime në mbi 12 ndeshje të elitës turke. Efes ishte lider i renditjes tabelare këtë stinor, deri në kohën kur stinori u anulua nga krerët e Euroligës për shkak të pandemisë.
Deri më tani, Efesi ka mbajtur në ekip Chris Singleton, Tibor Pleiss, James Anderson, Rodrigue Beaubois, Sertac Sanli dhe Bugrahan Tuncer. Trajneri Ergin Ataman ditë më parë, ka thënë se skuadra po planifikon të mbajë të gjithë lojtarët e saj kryesorë, përfshirë super-yllin Shane Larkin. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.