Basketboll

D’ANTONI OPTIMIST: WESTBROOK DO TË JETË ME NE NË ORLANDO

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i Houston Rockets, Mike D’Antoni është shprehur i bindur se do ta ketë në funksion, njërin prej lojtarëve më të  mirë të ekipit, Russell Westbrook për ndeshjet e rifillimit të sezonit në Orlando.

Drejtuesi i pankinës së Rockets, ka thënë se është i bindur që Westbrook do të shërohet nga pandemia COVID-19 dhe do ti bashkohet ekipit, duke njohur karakterin e lojtarit.

Ai ka qenë duke punuar dhe ai ndihet mirë. Nëse e shihni Russell, ditën e tij më të keqe, ai me siguri është në gjendje më të mirë dhe më të fortë se kushdo që kemi. Unë do të mendoja se ai do të vijë këtu dhe të jetë i gatshëm për të shkuar“.

Fituesi i MVP garës në NBA më 2016-17, Westbrook sivjet ka pasur mesatarisht 27.5 pikë, 8.0 kërcime dhe 7.0 asistime në lojë për Rockets (40-24), të cilat aktualisht mbajnë pzoitën e gjashtë në renditjen e Konferencës Perëndimore.

Rockets hapin orarin e rifillimit të NBA më 31 korrik kundër Dallas Mavericks. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.