Basketboll

ME ARTMOTION, VERA 2020 DO TË JETË SUPER E NXEHTË: NBA PO KTHEHET !

PRITJA E MERAKLIVE T'BASKETIT PO PËRFUNDON: NBA PO KTHEHET NË AKSION

(ASISTIONLINE) – Pritjes 5 mujore dhe pushimit të detyruar në NBA për shkak të pandemisë COVID19, po i vjen fundi.

Me 30 Korrik në Shtetet e Bashkuara apo me 31 Korrik sipas kohës lokale në Kosovës, do të rifilloj stinori i NBA i ndërprerë të mërkuren e 11 Marsit 2020 kur lojtari i Utah Jazz, francezi Rudy Gobert ishte testuar pozitiv për virusin korona. Të nesërmen, NBA publikoi suspendimin e garave kurse më vonë vendosi për rifillimin me rregulla strikte, për të cilat ASISTIONLINE ka shkruar në vazhdimësi.

Shumë shkurt ta rikujtojmë, ishte vendosur që 22 skuadra të marrin pjesë në rifillimin e stinorit 2019/2020, në një vend, në Walt Disney World Resort në Orlando, të Floridës.

Në mesin 22 skuadrave që do të luajnë në Disney World në Orlando janë Bucks, Lakers, Celtics dhe kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors, pasi këto tashmë e kanë siguruar Play Offin.

Secila nga këto 22 skuadra do të zhvilloj nga 8 ndeshje, kjo do të thotë se edhe 8 klube tjera: Heat, Pacers, 76ers, Clippers, Nuggets, Jazz, Thunder dhe Rockets pak a shumë e kanë të garantuar kualifikimin në Play Off ndërsa edhe Mavericks janë po thuaj brenda kufirit të kualifikimit.

Në këtë mënyrë, mbeten 9 skuadra të cilat do të luftojnë për tri pozitat e mbetura në Play Off.

Në Lindje, janë tri skuadra që do të luftojnë për dy pozita në Play Off: Nets, Magic dhe Wizards ndërsa në Perëndim gjendja është hallakam pasi janë 6 ekipe që do të garojnë për vetëm një pozitë të mbetur në pjesën shtesë të NBA: Grizzlies, Trail Blazers, Pelicans, Kings, Spurs dhe Suns.

8 skuadra pwr tw cilat stinori ka mbaruar janë: Cavaliers, Hawks, Knicks, Warriors, Timberwolves, Pistons, Bulls dhe Hornets are over. Për New York Knicks është ky stinori i shtatë rresht që nuk kualifikohen në Play Off, seria e tretë më e gjatë në histori të NBA pas Kings dhe Suns.

22 ekipet të cilat do të vazhdojnë sezonin në NBA, sipas konferencave janë:

KONFERENCA LINDORE

  1. MILWAUKEE BUCKS
  2. TORONTO RAPTORS
  3. BOSTON CELTICS
  4. MIAMI HEAT
  5. INDIANA PACERS
  6. PHILADELPHIA 76’ERS
  7. BROOKLYN NETS
  8. ORLANDO MAGIC
  9. WASHINGTON WIZARDS

KONFERENCA PERENDIMORE

  1. LOS ANGELE LAKERS
  2. LOS ANGELES CLIPPERS
  3. DENVER NUGGETS
  4. UTAH JAZZ
  5. OKLAHOMA CITY THUNDER
  6. HOUSTON ROCKETS
  7. DALLAS MAVERICKS
  8. MEMPHIS GRIZZLIES
  9. PORTLAND TRAILBLAZERS
  10. NEW ORLEANS PELICANS
  11. SACRAMENTO KINGS
  12. SAN ANTONIO SPURS
  13. PHOENIX SUNS

Sipas planit të NBA , 22 skuadrat tash e dy javë kanë arritur në kampin Disney World në Lake Buena Vista, në Florida, i kanë bërë testimet dhe kontrollimet mjekësore para se kanë filluar stërvitjet. E dini se Westbrook dhe disa lojtarë tjerë janë konfirmuar pozitiv për COVID19 kurse dje (e Hënë 20 Korrik) nga 346 të testuar asnjë nuk ka rezultuar i infektuar.

Nga sot (21 Korrik) skuadrat do të fillojnë ndeshjet miqësore sipas planit të paraparë nga NBA dhe secili ekip do të zhvilloj nga tri ndeshje deri në rifillim të kampionatit ( 31 Korrik)

NBA RIFILLON ME ATË QË E NDËRPREU ME 11 MARS – RUDY GOBERT I UTAH JAZZ

Ndërkohë, me 30 Korrik do të rifilloj kampionati i NBA 2019/20 me 2 ndeshje interesante dhe do të jenë pikërisht Utah Jazz të prirë nga gjiganti Rudy Gobewrt që me 11 Mars kishte rezultuar pozitiv dhe të cilët do ta rifillojnë stinorin.

Në fakt, ndeshja do të zhvillohet me 31 Korrik sipas kohës lokale në Kosovë dhe atë 30 minuta pas mesnate kur Utah Jazz ndeshen me New Orleans Pelicans. Natyrisht këtë kënaqësi dhe ekskluzive, sikurse edhe komplet të gjitha bukuritë tjera të gjithësisë basketbollistike të quajtur NBA, do të mund t’i shikoni në adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë: ARTMOTION

Agon Fehmiu, drejtori i Sportit në Artmotion dhe Klan Kosova, njëherësh komentuesi i NBA bëri të ditur se po këtë mbrëmje apo më mirë thënë mëngjes të 31 Korrikut, në program vjen superderbi i Qytetit të Engjujve dhe beteja për pozitën e parë në Perendim: LA Clippers – LA Lakers.

“Nga mesnata e Enjtes në të Premten 31 Korrik, duke filluar 30 minuta pasmesnate, Utah Jazz dhe New Orleans Pelicans e rifillojnë stinorin e NBA , pas pesë muaj ndërprerjeje për shkak të COVID-19. Me këtë kthehen edhe këaqësit maksimale basketbollistike në ARTMOTION i cili nga 31 Korrik deri me 15 Gusht, çdo ditë do të transmetoj NON-STOP ndeshjet më interesante” tha Fehmiu duke shuar se do të jenë Besim Xhemajli, Jon Ajeti por edhe kolegët tjerë të Merakloive t’Basketit ata që do t’ju shoqërojnë gjatë mbrëmjeve me NBA.

Pjesa e mbetur e kampionatit do të luhet deri me 14 Gusht ndërsa me 15–16 Gusht, nëse është e nevojshme, do të zhvillohet seria prej dy ndeshjeve e fazës Play In.

Play In është fazë për caktimin e skuadrës së tetë e cila kualifikohet në Play Off, në të dyja konferencat dhe do të jetë  e nevojshme vetëm nëse skuadra e pozicionuar në vendin 9, në të dyja konferencat, është 4 apo më pak fitore larg skuadrës në pozitën 8.

Në fazën Play In, skuadra nr.9 duhet të fitoj me rezultat 2:0 për t’u kualifikuar në Play Off përndryshe vetëm një fitore e skuadrës nr.8 e dërgon atë në çerekfinale të Play Offit të konferencës përkatëse.

Pas përfundimit të pjesës së rregullt, fillimi i Play Offit është caktuar për 17 Gusht por kjo datë mund të afrohet me 15 ose 16 Gusht varësisht nëse zhvillohet apo jo Play In. Playoffi do të zhvillohet me orar të zakonshëm, me katër ndeshje të fituara

Me 30 Gusht, numri i kufizuar i i familjarëve dhe mysafirëve të ftuar të skuadrave të mbetura në Play Off do të lejohen të vijnë në Disney, për herë të parë dhe ata do të qëndrojnë në ambientet e Disney. Atyre nuk do të iu lejohet hyrja para kësaj date.

Me 31 Gusht deri më 13 Shtator do të kemi gjysmëfinalet e Konferencave kurse nga 15 deri më 28 Shtator në program janë Finalet e Konferencave

ORARI I TRANSMETIMEVE TË NBA NË ARTMOTION … lajmi së shpejti  

 

Komentet janë të mbyllura.