Basketboll

ANDI SHEHU ME EKIP TË RI NË SLLOVENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kosovar, Andi Shehu që prej vitesh luan jashtë vendit, është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com

Aloja kosovare 200cm, është rikthyer në ekipin ku luajti edhe para dy stinorëve, ”Postojna” që garon në ligën e parë të Sllovenisë. Ndërsa së fundmi, për dy stinorë rresht u paraqit tek skuadra nga liga e tretë sllovene, ”Ajdovscina”.

Shehu është një shtetas i dyfishtë, pasiqë përpos pasaportës kosovare e zotëron edhe pasaportën malazeze.

Vlen të ceket se në të kaluarën, Shehu luajti për Përfaqësuesen e Kosovës dhe më parë është paraqitur edhe për Përfaqësueset e reja të ekipit të Kosovës.

Shehu ka luajtur më parë profesionalisht edhe në Turqi (Trabzonspor) dhe në Kosovë (Bashkimi). /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.