Basketboll

SKUADRA NGA ABA LIGA, FILLON STËRVITJET PËR EDICIONIN E RI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Në kohën kur skuadrat kosovare të basketbollit, ende as që kanë nisur me riorganizimin themelor të ekipeve për edicionin e ri, skuadra nga shteti fqinjë i Kosovës, KK Igokea nga Bosnje Hercegovina sot ka filluar edhe me stërvitje për edicionin 2020/21, transmeton AsistiOnline.com

Për basketbollistët e  skuadrës serbo-boshnjake Igokea, pushimi tashmë ka mbaruar dhe punë e vështirë i pret ata në mënyrë që të mirëpresin fillimin e Ligës ABA, si dhe garës tjetër në të cilën do të debutojnë sivjet, Ligës së Kampionëve.

10 basketbollistë ishin të pranishëm në stërvitjen e parë të Igokeas: Đorđe Gagić, Srdjan Kočić, Darko Talić, Stefan Simanić, Kosta Kondić dhe Milan Vulić. Në mesin e ardhjeve të reja ishin prezentë: Jackie Carmichael, Stefan Fundić, Edin Atić dhe Marko Jošilo. Ndërsa, Dalibor Ilić, Anthony Clemons dhe Antabija Waller së shpejti do të jenë në dispozicion të stafit profesional të ekipit.

Ndoshta kemi filluar pak më herët se të tjerët. Në dy ditët e para hyrëse, kemi kryer ekzaminimet mjekësore dhe testet që janë të nevojshme, ndërsa nga sot, ne po fillojmë procesin e trajnimit. Jam i kënaqur me gjendjen e lojtarëve dhe shpresoj për përgatitje të mira dhe një sezon të mirë. Kushtet janë shumë specifike, ne do të kemi problem me ndeshjet në përgatitje sepse shumica e skuadrave do të fillojnë pas nesh. Ne do ta kemi atë problem deri në fillim të shtatorit. Ne do të përpiqemi të bashkohemi me skuadrat më të dobëta, të paktën ato tri ndeshje hyrëse, dhe më pas do të përpiqemi t’i zgjidhim dhe neutralizojmë ato probleme sa më pa dhimbje. Ne kemi cilësinë dhe kohën, gjithçka tjetër varet nga ne“, tha trajneri i skuadrës, Dragan Bajić me rastin e fillimit të stërvitjeve të ekipit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.