Basketboll

DERBI I LA – ME SHUMË MUNGESA, SIDOMOS PËR CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Në rifillimin e stinorit në NBA, na pret super-ndeshja e rivalëve lokalë nga Los Angeles, Clippers vs Lakers.

Por kjo ”përplasje” hapëse mes ekipeve të LA, do të ndodhë pa shumë akterë kryesorë në parket nga të dyja palët, sipas mediave amerikane.

Clippers nuk do të kenë në dispozicion lojtarët si, Harrell, Williams dhe ndoshta edhe Beverley, ndërsa me mungesa pritet të jenë edhe Lakers që mund ta ketë minus, Anthony Davisin.

Clippers nuk do të jetë në gjendje të mbështetet te Montrezl Harrell i cili edhe pse u kthye përsëri në flluskën e Orlandos, pasi u largua për një çështje personale, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e Rivers ndaj Lakers. Clippers gjithashtu nuk do ta kenë në dispozicion, Lou Williamsin në skuadër i cili duhet të kalojë karantinën dhjetë ditore, pas mungesës së tij të diskutueshme nga kampusi ditë më parë. Dhe Patrick Beverley, nga ana tjetër, u kthye në flluskën e Orlandos, por nuk është gjë e garantuar nëse ai do të luajë, pasi trajneri Doc Rivers tha që ai e konsideron Beverleyn si opsion për “ndoshta”.

Disa lajme të mira për Clippers janë që Ivica Zubac dhe Landry Shamet do të jenë të disponueshëm që nga fillimi kundër Lakers. Lojtarët në fjalë, që të u dy testuan pozitivë për koronavirus më herët në LA, por arritën në Orlando të shëruar nga ky virus.

Në anën tjetër, Lakers kanë qenë shumë më të mirë në këtë drejtim, por Anthony Davis u dha atyre një frikë pasi u largua nga ndeshja kundër Orlandos në miqësoret e zhvilluara ditë më parë, për shkak të marramendjes dhe nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të luajë në këtë takim. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.