Basketboll

“RIKTHIMI I NBA-SË, LAJM I SHUMËPRITUR PËR BASKETBOLLDASHËSIT”

Prishtinë(AsistiOnline) – Rifillimi i stinorit në NBA po afrohet, pasiqë pikërisht sonte në mesnatë pritet të luhen ndeshjet e para që nga pezullimi i tyre në muajin mars, shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan AsistiOnline.com

Anëtari i grupit ”Merakli t’basket” në Facebook, Ardit Zubaku në një bisedë për AsistiOnline.com ka dhënë opinionin e tij në lidhje me rifillimin e stinorit në NBA, por edhe për fazat vendimtare të kampionatit, ”play off”-in dhe finalen.

Për ne fansat e sportit të basketbollit dhe ligës më të fortë në botë NBA , rifillimi i saj ka qenë një lajm i shumëpritur. Sa i shumëpritur aq edhe i pazakontë, ky play off do të jetë mbase më i vështiri për të u fituar. Mungesa e faktorit “homecourt advantage” së bashku me fansat do e bëjë efektin e vet. Prej 27 ekipeve të ftuara në Orlando , mendoj se 7-shja kryesuese në tabelë nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh , me Lakers dhe Bucks që do vazhdojnë të mbajnë primatin.

Gara më interesante do zhvillohet në Konferencën Perëndimore , ku Memphis Grizzlies dhe Neë Orleans Pelicans do luftojnë për një vend në playoff. Edhe pse mendoj se Grizzlies e meritojnë atë pozitë më shumë se të tjerat ekipe , besoj se Pelikanët me në krye Zion Williamson do e fitojnë atë pozitë, pasiqë NBA “ka nevojë” për një ”cash-cow” si Zion”, thotë Zubaku.

Por, cilat ekipe i sheh në finale të Konferencën Perëndimore, Zubaku e tregon ai vet më mirë.

Finalja e Konferencës Perëndimore besoj se do jetë një finale para finales me përballjen Lakers – Clippers , ku sipas meje Lakers do vazhdojnë më tutje”.

Ndërsa sa i përket Konferencës Lindore, Zubaku shprehet kështu:

Në anën tjetër , mendoj se Milwaukee – Miami do të jetë finalja e Konferencës Lindore. Duke mos harruar ekipet si Houston Rockets , Boston Celtics dhe Toronto Raptors që mbrenda ekipeve të tyre përmbajnë lojtarë të dëshmuar e All Star në rritje e sipër të cilët do na dhurojnë plot atraktivitet në ”play off”-in e sivjetshëm”.

Dhe për fund, prognoza finale e tij.

Finalja e madhe sipas meje do të jetë, Lakers – Milwaukee, me Lakers fituesë dhe Lebron James me titullin e tij të 4-të , një hap më afër MJ”, tha Zubaku. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.