Basketboll

ERJON KASTRATI TEK SKUADRA QË GARON NË ABA LIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastrati është afër transferimit tek skuadra e madhe sllovene që garon në ABA Ligë.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se Kastrati është pranë transferimit tek skuadra e njohur sllovene, Koper Primorska dhe marrëveshja mes palëve shumë shpejtë pritet të bëhet zyrtare.

Kastrati stinorin e fundit e kaloi në Hungari me ”Egis Kormend”, dhe kishte mesatare prej 8.1 pikë dhe 2.1 kërcime për ndeshje në ligën hungareze dhe FIBA Europe Cup.

25 vjeçari nga Kosova edhe më herët ka luajtur për ekipet sllovene si: Union Olimpija, LTH Castings dhe KRKA. Ndërsa ka tre tituj të fituar me skuadrat sllovene. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.