FBK NUK NDRYSHON VENDIMIN PËR FERONIKELIN DHE LIPJANIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Një ndër vendimet e sotme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, është edhe ai për shqyrtimin e ankesave nga ish-ekipet elitare të Superligës, Feronikeli dhe Lipjani.
Në njoftimin e FBK-së që u publikua sot, thuhet se ”bordi i FBK-së ka shqyrtuar kërkesat e KB Feronikeli dhe KB Lipjani, dhe ka rikonfirmuar vendimin e Bordit të FBK-së të datës 19 maj 2020 për plasman dhe rangim në stinorin 2020-21”, pra mbetet në fuqi vendimi me të cilin ekipet në fjalë janë larguar nga elita e basketbollit kosovar.
Vlen të ceket se pas vendimit të FBK-së në muajin maj për rrëzimin e Feronikelit dhe Lipjanit në ligën e parë, këto të fundit kishin reaguar ashpër, duke paraqitur edhe ankesa në FBK, por që kjo e fundit si duket është e prerë për vendimin që e ka marrë më herët. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.