Basketboll

KAMPIONI TRIUMFON EDHE NDAJ MIAMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionët aktualë të NBA-së, Toronto Raptors kanë arritur edhe fitoren e radhës në stinorin e rifilluar që po luhet në Orlando të Floridas.

Raptors kësaj radhe kanë triumfuar, ndaj ekipit të Miami Heat me rezultatin e ngushtë, 103-107 në një ndeshje tejet interesante, ashtu sikurse shumica prej tyre në këtë pjesë stinori të rifilluar.

Fred VanVleet ishte i jashtëzakonshëm me 36 pikë e tij, sonte për Raptors i ndihmuar edhe nga Pascal Siakam me 22 pikë.

Tek Miami s’mjaftuan për fitore, Goran Dragic me 25 pikë e Kelly Olynyk me 17 sosh.

Ishte kjo fitorja e 48 sezonale e Torontos sonte, karshi 18 disfatave dhe ekipi i Nick Nurse që veçse e ka siguruar play off’in. Në anën tjetër Heat kanë, 42 fitore e 25 humbje dhe edhe këta të fundit e kanë siguruar play off’in. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.