Basketboll

KAMPIONI AKTUAL I SPANJËS, KISHTE SHPREHUR INTERESIM TË VEÇANTË PËR SPAHIUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme, AsistiOnline.com raportoi ekskluzivisht se basketbollisti me prejardhe nga Kosova, Kenan Spahiu ka nënshkruajtur edhe zyrtarisht me gjigantin turk dhe evropian, Fenerbahçe.
 
Por në të vërtetë oferta e Fenerit, për 25 vjeçarin nga Kosova nuk ishte e vetmja, pasiqë Kenani tërhoqi vëmendjen e disa skuadrave të mëdha evropiane, por në fund preferoi dhe zgjodhi ish-skuadrën e tij Fenerbahçen.
 
AsistiOnline.com poashtu ka mësuar ekskluzivisht, se interesim të veçantë për Spahiun, sivjet kishte shfaqur ekipi i madh spanjoll, Baskonia që sivjet fitoi titullin e kampionit në Spanjë dhe që luan rregullisht në Euroligë, por që reprezentuesi i Turqisë në fund zgjodhi ekipin nga Stambolli. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.