PONTE PRIZRENI SHTON ”APETITET”, SYNON TITULLIN DHE GARAT NDËRKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më të organizuara viteve të fundit në basketbollin e Kosovës, Ponte Prizreni si duket ka rritur ‘apetitet’ e saj që përpos stabilitetit të kërkojë ehde suksese.
�
Ekipi simpatik i elitës kosovare të basketbollit, përpos hyrjes në play-off të ligës, me shumë gjasa sivjet mund të kërkojë edhe titullin e kampionit dhe luftë edhe në fronte të tjera.
�
Drejtuesit e klubit prizrenas i kanë thënë AsistiOnline.com, se Ponte Prizreni ka synim hyrjen në play off, por përderisa janë në play-off, pse mos të jenë pretendentë edhe për titull dhe ta ndjekin trofeun deri në fund.
�
Por nuk mbaron me kaq!…
�
Ponte Prizrenin në stinorin e ri mund ta shohim edhe në Ligën Ballkanike, për të cilën prizrenasit kanë shfaqur interesim prej kohësh dhe sivjet mund ta finalizojnë projektin.
�
Për pjesëmarrjen eventuale të Ponte Prizrenit në Ligën Ballkanike, drejtuesit e skuadrës pritet të vendosin shumë shpejtë dhe me shumë gjasa ekipin që udhëhiqet nga trajneri karizmatik Arbnor Rifati, mund ta shohim edhe në gara ndërkombëtare.
�
Klubi i Ponte Prizrenit, stinorin e sivjetmë të anuluar në Superligën e Kosovës e mbylli në pozitën e 6 të renditjes tabelare me 37 pikë, 13 fitore dhe 11 humbje. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.