ARTAN MEHMETI – NJË NGA PLEJMEJKERËT MË CILËSORË QË KA PASUR KOSOVA
Prishtinë(AsistiOnline) – Radhën e kujtimeve nostalgjike me ish-basketbollistët kosovarë e vazhdojmë edhe me një ikonë vendore, por kësaj radhe nga qyteti i ”minatorëve”, Mitrovica e madhe që gjithmonë nxori basketbollistë të mëdhenjë.
Bëhet fjalë për ish-basketbollistin, Artan Mehmeti i cili është i lindur në Mitrovicë më 1 prill të 1975-tës dhe që ka luajtur kryesisht në Kosovë me shumë suksese, por edhe jashtë vendit, pë ata që nuk e mbajnë mend, konkretisht në Angli për dy sezone. Djaloshi mitrovicas përpos shquarjes për kualitetet që i posedonte në lojën e basketbollit, veçohet edhe për virytetet e larta njerëzore që ka, edukatën e lartë familjare dhe mbi të gjitha thjeshtësia që e bën të jetë personalitet i jashtëzakonshëm dhe jo më kot cilësohet si një prej basketbollistëve më të mirë në pozitat fundore që ka pasur Kosova, sepse posedonte kualitete të jashtëzakonshme të manovrimit me topin e basketbollit, por edhe si basketbollist shumë ambicioz.
Mehmeti ka luajtur karrierë profesionale në këto skuadra:
1992-1995 Trepça(Kosovë)
1995-1996 Shkëndija(Maqedonia)
1996-1998 Drita(Kosovë)
1998-2000 Wesminister warriors(Uk England)
2000-2004 Trepça(Kosovë)
2004-2006 Mabetex(Kosovë)
2006-2007 Peja(gjysmë sezoni)
2007-2008 Kosova
Ndërsa, numëron një mori suksesesh të arritura si lojtar aktiv:
1992-1993 – Kampion i Kosovës me Trepçën.
1996-1997 – Kampion i Kosovës me Dritën e Gjilanit.
2000-2001 – Kampion i Kosovës me Trepçën.
2004-2005 – Kampion i Kosovës me Mabetexin.
2000-2001 – MVP(Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës).
2001-2002 – Fitues i Superkupës së Kosovës me Trepçën.
2004 – Fitues i Kupës së Kosovësme Trepçën.
1995-2005 – Startues në të gjitha lojët e reprezentacionit të Kosovës.
Rekord personal 52 pikë kundër Bashkimit.
Gjashtë 3 pikësha në 1 çerek loje, kundër KB Pejës.
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Por çfar bën Artani, që nga pensionimi si basketbollist aktiv?
I vendosur të vazhdojë të jetojë aty ku e nisi karrierën basketbollistike në qytetin e Mitrovicës. Tashmë i martuar dhe nga jetamartesore ka dy fëmijë. Ndërsa me basketboll vazhdon të merret vazhdimisht në mënyrë shoqërore. Vlen të ceket se Artani, udhëheq një shkollë basketbolli prej vitesh në qytetin e Mitrovicës e quajtur ”Mitro Basket”, nga e cila dalin gjenerata të reja të basketbollistëve/eve.
Personalitetet si Artani, meritojnë hapësirë më të madhe për të dhënë kontribut në klubet kosovare dhe basketbollin e Kosovës në përgjithësi. Andaj duhet pasur kujdes me njerëzit e tillë, sepse janë pasur e jona kombëtare. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.