SHQETËSUESE: ALBAN VESELI ALARMON PËR SITUATËN E VËSHTIRË TË BASKETBOLLISTËVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kosovar, Alban Veseli me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur me tejet shqetësim, sa i përket situatës në të cilën gjenden basketbllollistët kosovarë gjatë pandemisë COVID-19.
Në shkrimin që e ka publikuar sonte, Veseli fillimisht ka ‘shtruar’ një pyetje interesante, duke pyetur se a ka ndonjë mekanizëm që përkujdest pë statusin aktual të basketbollistëve në këtë gjendje të vështirë pandemie. Duke drejtuar një mori kritikash për institucionet përgjegjëse, Veseli ka bërë thirrje tek sportistët dhe në veçanti tek basketbollistët për mobilizim, që sipas tij zëri i tyre të dëgjohet dhe të reflektohet për këtë gjendje të vështirë në të cilën gjenden sportistët.
Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Alban Veselit:
”A ka ndonjë mekanizëm (institucion) që përkujdeset për statusin aktual të basketbollistit?!
Sikurse që për fëmijun përkujdeset prindi e për punëtorin organizata (institucioni) edhe për basketbollistin duhet përkujdesje! Edhe basketbollisti duhet të mbijetojë përmes asaj që e ushtron dhe të mirëmbajë familje sikurse kategoritë tjera shoqërore. Sot, në Kosovë është disavantazh të posedosh talent e të bëhesh basketbollist. Ne jemi kategori abstrakte dhe e panjohur për shtetin sa që lëre se nuk përkrahemi nga pakot fiskale por as edhe të drejtën për asistencë sociale nuk e kemi!
Në fillim të pandemisë dikush “gabimisht” edhe mendoi për ne, por krejt qëllimisht ato 5 milion eurot e premtuara nga MKSR në drejtim të ekipeve dhe lojtarëve i riorientuan e ndoshta edhe u avulluan. E vërteta është se basketbollistët asgjë nga ajo pako nuk përfituan! Shumica e basketbollistëve varen financiarisht nga basketbolli dhe po bëhen 6 muaj që asnjë basketbollist nuk është përkrahur.
Jo vetëm basketbollistëve por të gjithë sportistëve u bëjë thirrje për mobilizim që zëri ynë të dëgjohet dhe sa më parë të reflektohet. Ne kemi nevojë që shteti të na trajtojë sikurse çdo sektorë apo kategori tjetër shoqërore.
Shpresoj dhe besoj në mirëkuptim dhe përkrahje!”, thuhet në shkrimin e publikuar nga Veseli.
Të kujtojmë se Veseli në stinorin e fundit ishte pjesë e KB Rahovecit dhe me shumë suksese luajti tek ekipi ”vreshtarë”. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.