Prishtinë(AsistiOnline) – Toronto Raptors e kanë pësuar humjen e parë në ndeshjet e rifillimit të stinorit në NBA.
Ekipi i Nick Nurse është mposhtur nga skuadra e Boston Celtics me rezultat të thellë 100-122, duke qenë fare të padisponuar në këtë ndeshje.
Jaylen Brown me 20 pikë e Jayson Tatum me 18 sosh, kontribuan në këtë fitore të Celtics.
Përderisa tek Raptors, VanVleet me 13 pikë dhe Powell me 11 sosh, s’mjaftuan assesi për fitore.
Vlen të ceket se të dyja skuadrat e kanë siguruar play’off’in e garës tashmë. /AsistiOnline.com
https://www.youtube.com/watch?v=Mm1QoimO-ck



