Basketboll

ERSID LJUCA – NJË FORCË DOMINANTE E TRAPEZIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Radhën e kujtimeve nostalgjike me ish-basketbollistët kosovarë e vazhdojmë edhe me një djalosh që ka prejardhje shqiptare edhe pse nga Mali i Zi, për shumë vite zhvilloi karrierën në Kosovë.

Bëhet fjalë për iqendrën 2.13 centimetërshe, Ersid Ljucën i cili është i lindur në Bijelo Polje të Malit të Zi më 10 maj të 1981-tës dhe i cili ka luajtur për një numër të madh ekipesh, sikurse në Kosovë ashtu edhe në vende tjera evropiane.

Tashmë 39 vjeçar, Ljuca ka luajtur profesionalisht në këto skuadra:

1998-2002 – Lovćen Cetinje
2002       –     BC Tina Time
2002-2003 – Lovćen Cetinje
2004-2006 – Prishtina
2006-2007 – Ohod Al Madina
2008   –         Dinamo Bucarest
2008-2009 – Rabotnički
2009        –    Peja
2009-2010 – Anibal Zahle
2010     –       K.K. Kakanj
2010-2011 – Kasyoun
2011-2012 – Étoile du Sahel Étoile du Sahel
2012        –    Prishtina
2012     –       Hoops Club Hoops Club
2013-2014 – Peja
2014-2015 – Jedinstvo Bijelo Polje
2015    –        Étoile du Sahel
2016       –      K.K. Strsljen

Ekipet kombëtare me të cilat ka zhvilluar ndeshje:

2006-2013 Kombëtarja Shqiptare.
2015 Përfaqësuesja e Kosovës.

Titujt e fituar të Ersidit në Kosovë:

2 herë – Kampion i Kosovës(2006, 2013).
3 herë – Kupën e Kosovës(2004, 2005, 2006).
1 herë Superkupën e Kosovës(2005).

Ljuca pas pensionimit nga basketbollit aktiv, vazhdon të jetojë në vendlindjen e tij në Mal të Zi edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, se me çfarë po merret pas daljes nga basketbolli, por sidoqë të jetë ne i dëshirojmë shëndet dhe suksese në jetë Ljucës i cili padyshim mbetet si një ndër qendrat më dominuese në basketbollin e pasluftës në Kosovë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.