Basketboll

ABA LIGA NDJEK SHEMBULLIN E NBA-SË, STINORI MUND TË LUHET NË DY SHTETE

Prishtinë(AsistiOnline) – Duke ndjekur shembullin e NBA-së, Podgorica dhe Laktasi mund të organizojnë stinorin e ABA Ligës sivjet.

Fillimi i ABA League është caktuar për 2 tetor, por nuk dihet ende se si do të fillojë sezoni, pasiqë situata me koronavirus ende është në fazën kritike në vendet e rajonit.

Një nga variantet që është shfaqur ditëve të fundit, është që klubet të vendosen në të njëjtin qytet, duke ndjekur shembullin e NBA-së për vazhdim stinori. Dhe emrat e shteteve të përmendura për këtë skenar janë, Podgorica e Malit të Zi, si dhe Laktasi i Bosnje Hercegovinës.

Njeriu i parë i Buduçnostit, Dragan Bokan, tha se është e mundur që të gjitha klubet të vendosen në të njëjtin qytet, dhe se gjashtë raundet e para do të luhen në Laktasi, dhe gjashtë të tjera në Podgorica.

Gjëja kryesore është nëse liga ABA do të fillojë me kohë. Ekziston një ide që të gjitha klubet të jenë në të njëjtin qytet. Dhe është e mundur që gjashtë raundet e para të luhen në Laktasi, dhe gjashtë të tjerat në Podgoricë”, tha Bokan.

Për shkak të situatës tashmë të njohur, ndeshjet do të luhen pa shikuesë.

Shumë do të varen nga koronavirusi, sepse askush nuk mund të pretendojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do jetë e trishtuar të shikosh ndeshje pa audienc, por ky është realiteti”, tha Bokan.

Buduçnosti do të takohet me Splitin në raundin e parë të ABA Ligës. /AsistiOnline.com 

Komentet janë të mbyllura.