Basketboll

MERAKLI T’BASKETIT – KORENICA, KOMENTON FAZËN E DERITANISHME DHE FAVORITËT PËR TITULL TË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA tashmë po hyn në fazën më të nxehtë të saj, atë të ”Play Off”-it.
 
Në një bisedë me AsistiOnline.com, merakliu i basketit, si dhe ish-komentator i ndeshjeve të NBA-së në Art Motion, Arnolld Korenica ka komentuar dhe analizuar, rifillimin e stinorit, si dhe favoritët për titull në NBA, për këtë edicion.
 
Korenica fillimisht u ndal të komentojë, pjesën e parë të rifillimit të stinorit në NBA.
 
Rifillimi i sezonit në Orlando është tregues pse NBA është organizimi sportiv më i fortë në botë – pa asnjë dyshim. Rregullat, organizimi i ndeshjeve, thjesht fantastik duke mbushur një boshllëk të sport-dashësve në këtë kohë pandemie. Basketbolli që po shohim në Orlando është basketbolli më i mirë prej vitesh dhe paramendoni ende s’ka filluar playoffi… Mendoj se NBA e ka menaxhuar më mirë pandeminë se shteti jonë”, thotë ai.
 
Tutje, Korenica analizon ndeshjen për ”play in” në mes të Portlandit dhe Memphisit që zhvillohet nesër.
 
E konsideroj gjynah që Phoenix Suns nuk arritën të sigurojnë së paku Play In pasi shkuan 8-0. Ata fituan respektin e NBA.
Portlandi do të triumfojë qysh të shtunën në ndeshjen e parë, kanë lojtarë me përvojë në playofff si McCollum dhe Lillard, më pas është edhe Melo me përvojën prej veterani dhe Memphisi në anën tjetër ka skuadër të talentuar, por të re e pa përvojë dhe kjo do të tregohet qysh të shtunën në ndeshjen që e transmeton Artmotion nga ora 20:30. Portlandi mund ta çojë në ujëra të thellë Los Angeles Lakers për shkak të prezencës së fuqishme vitet e fundit në playoff, kurse Memphisi i djemve të ri do të demolohej”.
 
Dhe krejt në fund, Arnolldi prognozon se kush janë favoritët për titullin e NBA-së në këtë stinor, sipas tij.
 
West – Houston Rockets dhe LA Clippers shkojnë në finale, ku shpresoj Houstoni me MVP James Hardenin do të kalojë në finale për tu bërë kampion. Pra, kush do që del nga Westi është kampion dhe shpresoj se Hardeni do triumfojë sepse ai nuk është basketbollist, por artist”.
 
EAST – Do të jetë luftë e madhe ku besoj se Miami Heat, Toronto dhe Bostoni mund ta fitojnë Eastin e të shkojnë në finalen e madhe, nuk mund t’i ndaj këto tre skuadra, besoj fuqishëm që njëra prej tyre do ta fitojë Eastin”, nënvizoi Korenica.
 
/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.