Basketboll

S’MJAFTON DONÇIÇ, CLIPPERS MPOSHTIN DALLASIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej favoritëve kryesorë për titullin e NBA-së sivjet, LA Clippers e kanë nisur me këmbë të mbarë ”play off”-in e sivjetmë, duke avancuar 1-0 në seri tashmë.

Clippers kanë triumfuar ndaj Dallas Mavericks 118-110, në një ndeshje shumë interesante, për faktin se pjesa e parë i’u takoi Mavs që mbyllën atë në avantazh, 69-66, por në pjesën e dytë, Clippers të prirë nga George dhe Leonard, arritën të marrin rezultatin në anën e tyre dhe e fituan ndeshjen me meritë.

Kawhi Leonard dhe Paul George si zakonisht ishin lojtarët kryesorë në fitoren e Clippers, Leonard luajti me 29 pikë e 12 kërcime, kurse George arriti 27 pikë.

Tek Dallasi, Luka Donçiç shpërtheu me 42 pikë që ishte shifra më e lartë personale në ndeshjen debutuese në ”Play Off” e ndonjë lojtari në histori të NBA-së, por që s’mjaftoi për fitore, pasiqë ndikoi edhe përjashtimi i Porzingis, që në këtë takim luajti vetëm 20 minuta.

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet më 20 gusht në ora 03:00. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=EUSOnc3HrE8&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.