FSHB CAKTON DATËN E NISJES SË EDICIONIT TË RI NË SUPERLIGËN SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Federatat Shqiptare e Basketbollit ka publikuar vendimin për verdiktet përfundmitare të Kampionateve Kombëtare për stinorin 2019-2020 tej meshkuj dhe femra, të cilat u ndërprenë në muajin mars për shkak të pandemisë së Koronavirusit. FSHB vendosi që sezoni të quhet “Covid”, dhe të mos ketë skuadra kampione apo skuadra që bien nga kategoria.
FSHB gjithashtu caktoi 15 nëntorin e këtij viti, si datën kur do të startojë sezoni 2020-2021, ndërsa Superliga dhe Kategoria e Parë për meshkuj do të shkrihen në një kategori të vetme. Ja vendimet e plota të Federatës Shqiptare të Basketbollit:
- Të gjithë kampionatet e basketbollit, në të gjitha kategoritë (femra/meshkuj, të rritur/a, rinj/reja, para të rinj/reja) do të mbyllen pa kampion, duke shpallur edicioni 2019-20 Covid19
- Në datë 15 Nëntor 2020, do të fillojë edicioni i ri 2020-21 (masa për të cilin po merren në bashkëpunim me autoritetet përkatëse dhe bëhen me dije sapo të zbardhen dhe miratohen)
- 3. Edicioni i ri 2020-21 do të zhvillohet me një kategori (një grup) si për femrat ashtu edhe për meshkujt
- Të ndiqet me vëmendje të veçantë situata e statusit të shoqatave nga administrata, si edhe pregatitja e dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e edicionit të ri 2020-21
/AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.