Basketboll

KAMPIONI THELLON SERINË E FITOREVE NDAJ NETS

Prishtinë(AsistiOnline) – Toronto Raptors e kanë fituar edhe duelin e dytë të play off-it ndaj Brooklyn Nets.

Raptors kanë hasur në vështirësi të mëdha në takimin e sontëm përballë Nets, pasiqë në tre periudhat e para të ndeshjes, Nets e kishin avantazhin në rezultat, por në çerekun e fundit, ekipi i Nick Nurse u këndell dhe arriti ta fitojë takimin, 99-104.

Freed VanVleet e Norman Powell me nga 24 pikë, spikatën në takimin e sontëm për fitoren e Torontos.

Në anën tjetër tek Nets, s’mjaftuan për fitore, Garret Temple me 21 pikë e Timothe Luwawu-Cabarrot me 17 sosh.

Raptors tashmë kanë avantazh prej 2-0 në raundin e parë të play off-it, përballë Brooklynit. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=luTMONDcn6w

 

Komentet janë të mbyllura.