Basketboll

DENVERI NGUSHTON SERINË NDAJ JAZZ DHE SHPRESON NË RIKTHIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Denver Nuggets e ka fituar ndeshjen e pestë ndaj Utah Jazz, në kuadër të fazës së parë të play off-it në NBA.

Nuggets kanë mposhtur Utah Jazzin me rezultat 117-107, falë performancës fantastike të Jamal Murray që realizoi 42 pikë, 8 kërcime dhe 8 asiste i ndihmuar edhe nga Nikola Jokiç me 31 pikë të tjera.

Tek Jazz s’mjaftuan për fitore, Donovan Mitchell me 30 pikë e as Jordan Clarkson me 17 sosh.

Me këtë fitore, Nuggets ngushtojnë serinë e ndeshjeve në 3-2 dhe ndeshja e gjashtë mes këtyre skuadrave luhet më 27 gusht. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=kF9r2p__UYc&feature=emb_title

 

Komentet janë të mbyllura.