Basketboll

LAKERS ARRIJNË GJYSMËFINALEN E PERËNDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Lakers të udhëhequr nga ‘mbreti’ James e kanë arritur gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore në NBA.

Lakers kanë triumfuar ndaj Portlandit edhe në sfidën e katërt me radhë, kësaj here duke triumfuar me rezultat final 131-122 dhe duke e mbyllur serinë mes këtyre skuadrave me ecuri të thellë prej 4-1.

Në fitoren shumë të vlefshme të Lakers mbrëmë, si zakonisht spikati LeBron James që arriti shifrat magjike në basketboll, triple-double: 36 pikë, 10 kërcime, 10 asiste, si dhe Anthony Davis që realizoi plotë 49 pikë.

Tek Portlandi që u paraqit pa super-yllin e skuadrës, Damian Lillard që mungoi për shkak të lëndimit, s’mjaftoi për fitore, CJ McCollum me 36 pikë, 7 asiste e 6 kërcime.

Lakers në gjysmëfinale të Perëndimit do të takohen me fituesin e sfidës, Houston-OKC.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=9JY4KV7Uv2E&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.