Basketboll

EKSKLUZIVE: KJO ËSHTË AMERIKANIA E PARË QË ZBARKON TE BASHKIMI(F)

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, pritet që sot ta zyrtarizojë përforcimin e parë të huaj për edicionin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskuzivisht, emrin e basketbollistes amerikane e cila pritet ta përforcojë Bashkimin në pozitat 1 dhe 2 dhe po e ndan emrin e saj me ju.

Bëhet fjalë për fundoren, Le’Jzae Davidson e cila vije nga liga e njohur amerikane,  NCAA 1 dhe në sezonin e fundit në 31 ndeshje me ekipin e saj, Davidson ka pasur mesatare prej 14.2 pikë për 34 minuta lojë të zhvilluara.

Skuadra prizrenase në ditët në vijim pritet të përforcohet edhe me lojtare të tjera dhe deri më tani përpos vazhdimit të bashkëpunimit me lojtaret kyçe nga stinori i kaluar, vashat prizrenase janë përforcuar edhe me Marigona Rushitin e Diedona Halitajn.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.