Basketboll

MIQËSORJA FENERBAHÇE-BESHIKTASH, QË VURI PËRBALLË DY KOSOVARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme dy skuadrat e mëdha turke, Fenerbahçe dhe Beshiktash kanë zhvilluar një ndeshje miqësore para-sezonale tejet interesante mes vete.

Fitorja në nfund i takoi ekipit të Fenerbahçes me shifrat e ngushta, 79-77(17-16, 37-32, 56-52, 79-77), që mposhti ekipin e Beshiktashit me shumë telashe në një sfidë tejet interesante.

Kjo ndeshje miqësore, vuri përballë edhe dy basketbollistët me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu dhe Erxhan Osmani.

Kenan Spahiu që luan me Fenerbahçen u paraqit për 6 minuta lojë dhe kontribuoi me 1 asist.

Dhe në anën tjetër, Erxhan Osmani në humbjen e Beshiktashit ishte ndër individët më të dalluar për ekipin e tij, 22 vjeçari që sivjet ishte paralajmëruar të draftohet edhe në NBA, shënoi 11 pikë, pati 7 kërcime dhe asistoi 3 herë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.