Basketboll

EVROPIANI U16 DIVIZIONI C – PËR MESHKUJ DO MBAHET NË PRISHTINË

Bordi i FIBA Evropës ka vendosur për mbajtjen e Kampionatit Evropian, Divizioni C, për meshkuj U16 më 2021 në Prishtinë. Ky kampionat është dashur që të mbahet këtë vit, megjithatë, për shkak të pandemisë me Covid-19, të gjitha Kampionatet Evropiane për grupmosha të reja ishin shtyrë. Federata e Basketbollit e Kosovës kishte aplikuar sërish që Evropiani i vitit të ardhshëm të mbahet në Prishtinë dhe ka marrë miratimin nga Bordi i FIBA Evropës.

Kështu, Kampionati Evropian për Divizionin C për meshkuj U16 do të mbahet në Prishtinë nga 10 deri më 18 korrik më 2021.

FIBA i beson kështu Kosovës edhe një organizim të rëndësishëm, pasi në vitin 2018 kishte organizuar me sukses Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe në vitin 2019 dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20.

Komentet janë të mbyllura.