Basketboll

NUGGETS NË GJYSMËFINALE TË PERËNDIMIT, MPOSHTIN JAZZ NË SEKONDAT E FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Në një ndeshje tepër interesante që u përcaktua në sekondat e fundit, Denver Nuggets kanë arritur të triumfojnë ndaj Utah Jazz, për të kapur gjysmëfinalen e perëndimit në NBA.

U desht që të luhej ndeshja e 7 mes këtyre dy skuadrave për tu përcaktuar gjysmëfinalisti i radhës nga lindja dhe në një ndeshje tepër interesante, ashtu sikurse e tërë seria mes tyre, Nuggets arritën të mposhtin ekipin e Utah Jazz në ndeshjen vendimtare me rezultat minimal 80-78.

Nikola Jokic me double, double prej 30 pikëve e 14 kërcime, spikati në këtë fitore të madhe të Nuggets.

Në anën tjetër tek Jazz s’mjaftuan për fitore 22 pikë të Donovan Mitchellit.

Me seri të përgjithshme prej 4-3, Denver Nuggets u kualifikuan në gjysmëfinale të konferencës lindore në NBA, atje ku i pret LA Clippers dhe ndeshja e parë mes tyre luhet më 4 shtator. /AsistiOnline.com/ 

https://www.youtube.com/watch?v=KfaWmKwtffg&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.