MUJA EDHE PËR NJË STINOR NË EKIPIN E ZAZA PACHULIAS
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti shqiptar nga Shkupi, që luajti me shumë sukses në basketbollin e Kosovës dhe tash e disa vite po e ushtron rolin e trajnerit, Muhamed Thaçi – Muja e ka përzgjedhur ekipin që do ta drejtojë për stinorin e ri.
Muja siç njihet nga opinioni i basketbollit në Kosovë, ka konfirmuar në llogarinë zyrtare të tij në Facebook se ka vazhduar kontratën me skuadrën elitare gjeorgjiane, ”Dinamo Tbilisi” e cila udhëhiqet nga NBA lojtari, Zaza Pachulia.
”Zyrtarisht filloi sezoni i dytë. Vazhdojmë nga aty ku e nisëm. I gatshëm dhe i përgatitur. Zotit së pari, faleminderit, pastaj Zaza Pachulia dhe të gjithë bordin e ekipit që besuat në mua”, ka shkruajtur Muja.
Basketbollisti shkupjan cilësohet si një nga basketbollistët më të mirë shqiptarë që ka luajtur në Kosovë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.